MENU
klinika

Premier League, Java 20

Tottenham rimerr vendin e dytë

01.01.2019 - 20:22

Tottenham ka lënë pas atë humbje zhgënjyese në shtëpi ndaj Wolves, duke fituar pastër në transfertë 0-3 ndaj Cardiff. Një nisje e mirë e vitit të ri, duke rimarrë edhe vendin e dytë në Premier League, me shpresën që City dhe Liverpool të ndahen me barazim mes tyre.

Ishte Harry Kane ai që hapi serinë e golave sapo kishte nisur ndeshja, që në minutën e tretë. Ishte goli i 14-të për sulmues anglez, që kap në krye të golashënuesve më të mirë, Aubameyang. Salah ndodhet një hap më pas me 13 gola.

Në fakt, gjithcka ka ndodhur në pjesën e parë sa i përket rezultatit. Në minutën e 12-të Eriksen dyfishon shifrat dhe ndeshja u bë më e thjeshtë për miqtë në sfidën e luajtur në Cardiff.

Koreano-jugori Son trefishoi shifrat në minutën e 26-të, duke e bërë pjesën tjetër të takimit thuajse të pamundur për vendasit. Tottenham fiton me lehtësi dhe sheh për nga sfidat e tjera, me shpresën se rivalët do të gabojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN