MENU
klinika

Detajet

Trafik droge dhe armësh në Itali/ 5 vëllezërit Sallaku rikthehen në burg

13.01.2019 - 10:15

5 vëllezërit shqiptarë Sallaku që u arrestuan nga policia e Breshias dhe Bergamos në nëntor të 2018-ës, pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, italianë dhe shqiptarë, u rikthyen në burg nga gjykata italiane.

Mes të arrestuarve ishte edhe presidenti i klubit Darfo Calcio, Gëzim Sallaku, një nga vëllezërit Sallaku.

Saimir, Gëzim (president i Darfo Calcio), Isuf, Gazmir dhe Taulant janë shqiptarët, ndaj të cilëve mëngjesin e djeshëm është lëshuar masa e arrestit, ndërkohë që 2 gratë e tyre, janë ende në telashe, pasi gjykata ka lëshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, raporton BresciaToday.


Në vilën e tyre në Sale Marasino, biznesmenit Gëzim Sallaku iu gjetën 3 armë dhe municione. Pas arrestimit në nëntor ata u liruan, ndërsa në burg ngeli vetëm vëllai i tyre, Saimiri, i cili mori përsipër të gjitha përgjegjësitë.

Por pas hetimeve që janë zhvilluar nga Policia dhe falë disa përgjimeve, u zbulua se në të vërtetë të gjithë vëllezërit i njihnin armët bashkë me ta edhe dy nga gratë e familjes Sallaku.

Kjo ka bërë që Gjykata të lëshojë urdhër arresti dhe të rikthejë në burg shqiptarët. Vëllai i tyre, Saimir Sallaku ishte arrestuar më herët duke shitur një kilogramë kokainë tek dy tregtarë të njohur të drogës në Breshia.

Kur shqiptarët u arrestuan policia dyshonte se familja Sallaku kryente kontrabandë lëndësh narkotike duke kontrolluar shitjen në Bergamo dhe Parma.