MENU

Geopolitical Intelligence Services

Trekëndëshi i paqëndrueshëm Moskë-Kiev-Bruksel

16.01.2019 - 12:39

Në vitin 2018, zhvillimet në Evropë u udhëhoqën nga një trekëndësh i ndërveprimeve ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në vitin 2019, bashkëveprimi midis tyre përsëri do të jetë një faktor vendimtar në përcaktimin e drejtimit të Evropës, Ukrainës dhe Rusisë.

Tipari përcaktues i vitit 2018 ishte se ai shënoi fundin e epokës së Merkelit në politikën gjermane dhe ndoshta në politikën evropiane. Vendimi i saj për të mos kandiduar për rizgjedhje si udhëheqëse e partisë së saj, Bashkimi Kristian Demokratik (CDU), solli tensione në qeverinë e saj të koalicionit.

Vizita e saj në Kiev në fillim të dhjetorit 2018 dha konfirmimin përfundimtar se roli i saj në procesin e paqes në Minsk për Ukrainën nuk ishte kurrë i rëndësishëm.

Së bashku, këto fenomene tregojnë se pritet një e ardhme e paqëndrueshme për Brukselin.

Zhvillimet në Rusi paraqesin një regjim që kërkon të shmangë vëmendjen nga problemet në vend duke marrë një qëndrim gjithnjë e më të sigurt në politikën e jashtme.

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump njoftoi se vendi ishte tërhequr nga Traktati i Forcave të Armëve Bërthamore të Mesme (Intermediate-Range), duke rritur rrezikun e një gare të re armësh.

Presidenti Macron i ndryshoi këto zhvillime në politikën evropiane. Në një fjalim mbi 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ai shpalli se nacionalizmi është i keq dhe bëri thirrje për një ushtri të përbashkët evropiane, për të mbrojtur Europën nga SHBA.

Kjo deklaratë fyeu amerikanët. Edhe pse Merkel më vonë tha se një ushtri evropiane ishte thjesht një “vizion”, pati një lloj përçarje në “aleancën” Merkel-Macron.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar do ta bëjë të qartë se BE nuk është sinonim i Evropës. Një sondazh në shtator 2018 tregoi se 49 përqind e qytetarëve të BE mendojnë se blloku është i parëndësishëm.

Një transformim rrënjësor në peizazhin politik do të zbulojë mangësitë themelore në përhapjen e “vlerave evropiane”. Ndarjet e BE-së janë rezultat i vendeve me trashëgimi historike shumë të ndryshme, dhe tani ka mosmarrëveshje për disa çështje, që pë përfshijnë sundimin e ligjit, korrupsionin, dhe qëndrimet ndaj të huajve.

Zgjedhjet presidenciale të marsit nuk premtojnë të jenë një ngjarje e rëndësishme në Ukrainë.  Timoshenko duket se do të fitojë, kryesisht sepse partia e saj është e vetmja që është mirë e organizuar në të gjithë vendin. Megjithatë, tensionet e vazhdueshme me Rusinë mund t’i bëjë votuesit që të mbështesin Presidentin Poroshenko dhe ta ndihmojnë atë të fitojë zgjedhjet.

Trajektorja e Rusisë do të përcaktohet nga fakti nëse Kremlini do të vendosë të vazhdojë të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme dhe të merret me qëndrimin agresiv në politikën e jashtme.

Përfundimi është se një BE e dobësuar dhe gjithnjë e më e pabarabartë, do ta ketë të vështirë të përballet me presionin në rritje nga Rusia…/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…

Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!