MENU
klinika

Opinion

Tri arsye, se përse LDK-ja dhe VV, duhet të qëndrojnë larg “korigjimit”

14.01.2019 - 19:47

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Arsyeja e parë; Si parti institucionaliste, LDK-ja, s’ka asnjë arsye të futet në presionin e “makinerisë” së ca qarqeve (karrierriste) të diplomacisë ndërkombëtare, për të këmbyer territor, në favor të njohjes (së pasigurt dhe të pa garantuar!) nga ana e Serbisë.

Sepse, LDK-ja e sidomos VV, nuk bartin hipotekën as të fajsisë, e as të akuzave që pretendohen të ngritën, nga Raporti i Gjykatës Speciale. Dhe si e tillë, pse këto dy subjekte duhet t’i brejë ndërgjegjeja, për koncesionet e reja që është duke i kërkuar trojka (Thaçi&Vuçiq&Rama) bashkë me Xhon Boltonin?

Partitë e luftës, në shenjë statistaksioni për të (pa)bërat, e për t’u shpëtuar akuzave të rënda, s’do hamenden dy herë të lëshojnë pe dhe të pranojnë edhe Marrëveshjen e aminuar, tashmē edhe nga Trumpi kontravers!

kolana e librave

ldk dhe vv-konica.al

2. Arsyeja e dytë; As LDK-ja e as VV nuk e kanë inicuar e as fuqizuar idenë e re të “korigjimit” (lexo; copëtimit) të kufirit me Serbinë, në gjitha këto vite të pasluftës.

Përkundrazi, ishin këto subjekte, që në vazhdimësi kishin kërkuar; reperacionet, zgjidhjen e fatint e të pagjeturëve, e temat tjera egzistenciale për procesin e finalizimit tē shtetëndërtimit të Kosovës.

3. Arsyeja e tretë; Akti dhe fakti i të qenit “aktor” e jo akter domethënës në vendimarrje, dosido LDK-n, dhe sidomos Vetëvendosjen, do ta amnestonte (padyshim) shumē nga anatemimi i sigurt historik, që do pasoj pas vënies së firmes, në Marrëveshjen “historike” të trojkes.

Bile, LDK-në, me abstenimin e tanishëm do i lante edhe ca “mëkate” e gabime të mëhershme, në të cilat e kishte futur djallēzisht PDK-ja. Kurse, Vetëvendosja, do dilte fituese absolute, ngase, do e ruante imixhin e saj të konsekuencës dhe parimësisë, ndaj koncesioneve që i janë bërë Serbisë. Ajo, poashtu edhe më tej do e ushtronte të drejtën morale e politike të bashkimit kombëtar…