12.01.2019 - 19:57
Poezia e poetit të madh shqiptar Dritëro Agolli, shkruar më 1989 me titullin ‘Tri motive armene’.
1.
Po vdiqa nga një dëshpërim,
Ma njom me verë hirin tim,
Mbi hirin tim këndomë,
Mbill pjergulla mbi hirin tim
Të shohësh si blerojnë.
2.
Po vdes!- i thashë dashurisë.
Më foli dashuria:-vdis!
Dhe unë u treta prej mërzisë
Tek varri im nën qiparis.
3.
I thirra malit Erzerum:
-Të hyj në varr me shpirt të mjerë,
Apo të futem në bodrum
Të bëhem thumb me verë?
-Më mirë futu në bodrum,-
Më thotë mali Erzerum .
1989
Dritëro Agolli
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shpëtim Nazarko
Vdekja e Plakut Dritëro!
Shpëtim Nazarko
Përjetësia e Agollit nëpërmjet mediave sociale
87 – vjetori i Dritëro Agollit