MENU
klinika

Deklarata

Tsipras ‘bekon’ marrëveshjen e Prespës: Hap historik!

22.01.2019 - 17:30

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras publikoi ditën e sotme një video mesazh të titulluar “E vërteta mbi Marrëveshjen e Prespës”.
Kjo marrëveshje pak ditë pasi u miratua nga Kuvendi maqedonas, shkaktoi mjaft polemika në Greqi ku mijëra qytetarë protestuan në qendër të Athinës.

Sipas Tsiprës është koha që qytetarët të informohen plotësisht dhe saktësisht mbi këtë marrëveshje.

Me Marrëveshjen e Prespës po e mbrojmë Maqedoninë tonë. Ne kapërcejmë frikën dhe hapim rrugën drejt paqes dhe rritjes ekonomike “, deklaroi kryeministri grek.

Ndër të tjëra Tsipras shtoi se kjo marrëveshje është gurthemeli i miqësisë, bashkëpunimit dhe vëllazërisë së vendeve të Ballkanit.

“Fqinjët tanë e dallojnë identitetin e tyre, pranojnë se gjuha e tyre është gjuhë sllave dhe se kultura e tyre në asnjë mënyrë nuk lidhet me trashëgiminë e lashtë greke. Përmes Marrëveshjes së Prespës, ne njohim shtetësinë, jo grupin etnik. Nuk do të ketë aludime irredentiste në tekstet e tyre. Ata po ndryshojnë emrat e monumenteve, të infrastrukturës dhe hapësirës publike”, tha kreu i qeverisë greke.