MENU
klinika

Ylli i NBA

“Turqia do më vrasë”, Kanter letër Trump

18.01.2019 - 22:02

Çështja e yllit të NBA, basketbollistit turk Enes Kanter, pjesë e New York Knicks, vijon të lakohet gjithnjë e më shumë në mediet amerikane dhe ato botërore.

Së fundmi, Kanter i kërkoi Presidentit të SHBA, Donald Trump, të jetë më i zëshëm për të drejtat e njeriut në Turqi, pasi prokurorët në Stamboll kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij, duke pretenduar se ka lidhje me një klerik të Washingtonit.

26-vjeçari ka qenë një kritik i hapur i presidentit turk, Tayyip Erdogan, duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të njeriut. Ai u akuzua nga një gjykatë turke vitin e kaluar se i përkiste një grupi të armatosur terrorist, gjë të cilën Kanter e mohon.

Prokurori i shtetit në Stamboll ka kërkuar nga Interpoli për ta arrestuar basketbollistin në fjalë dhe për ta ekstraduar në Turqi. Kështu tha një zëdhënës i prokurorisë turke të enjten. Interpol nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

enes kanter erdogan

Kanter e përshkruan veten si një aleat i ngushtë i predikuesit islamik, Fethullah Gulen, me bazë në SHBA, i cili kërkohet në Turqi për shkak të dyshimit se ka orkestruar grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016. Vetë Gulen i mohon këto akuza.

Kanter tha se kishte marrë kërcënime me vdekje për shkak të pikëpamjeve të tij dhe kishte vendosur të mos luajë me ekipin e tij të enjten, në Londër, nisur nga frika se mund të dëmtohej nga agjentët e qeverisë turke, ose nga mbështetësit e Erdogan.

“Ndiej se Trump patjetër duhet të flasë për këto çështje. Nuk duhet të heshtë për ato që po ndodhin në Turqi, sepse ka shumë raporte se njerëzit atje po rrëmbehen, torturohen në burg, ose vriten”, – tha Kanter për Reuters, në New York.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN