MENU
klinika

Kërkesa zyrtare

Turqia kërkon ekstradimin e yllit të NBA

15.01.2019 - 21:23

Pak ditë më parë, ylli turk i NBA, Enes Kanter, që luan me New York Knicks, u shpresh që kam frikë të udhëtoj në Londër, pasi shërbimi sekret mund të më vrasë.

E gjitha kjo për shkak se basketbollisti turk është shprehur hapur kundër regjimit të Erdogan. Ndërsa sot prokuroria turke ka nisur një kërkesë zyrtare në adresë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i kërkon që të ekstradojë Kanter.

Basketbollisti turk e ka quajtur Erdoganin, “Hitlerin e shekullit të ri”. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja turke “Sabah”, që deklaron se qeveria turke e ka shpallur basketbollistin si të padëshirueshëm në Turqi, duke i tërhequr pasaportën.

enes kanter erdogan
enes kanter erdogan

Kanter nuk udhëtoi ditët e fundit për në Londër, për ndeshjen që ekipi i tij do të luajë ndaj Washington, sfidë e vlefshme për NBA-në. 26 vjeçari, pas kësaj kërkese të Prokurorisë turke, rrezikon të përfundojë në listën e Interpol, pasi konsiderohet si një nga personat më të kërkuar në vendlindjen e tij.

Unë nuk kam frikë nga ju”, – ka shkruar Kanter së fundi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, pas këtij vendimi të Prokurorisë. Presidenti turk Erdogan e ka konsideruar lojtarin si të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit 2016, ndaj e quan terrorist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN