MENU
klinika

Detajet

U gjet i vdekur në burgun grek, identifikohet shqiptari (Emri)

28.01.2019 - 09:42

Mësohet identiteti i të burgosurit shqiptar që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë. Viktima është 33-vjeçari Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Nga ekzaminimet e mjekëve të burgut nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e shqiptarit dhe dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Pritet ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit shqiptar.

33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.