MENU
klinika

Ndryshimet

U hiqen stemat e FIFA-s dy gjyqtarëve shqiptarë

03.01.2019 - 17:48

Viti 2019 nis me zhvillime sa i takon futbollit në Shqipëri. Tani e tutje, Shqipëria do të ketë dy arbitra të rinj ndërkombëtarë. Janë dy asistentë, të cilët kanë marrë stemën dhe bëhet fjalë për Nertil Bregasin dhe Dojando Myftarin.

Lajmin e përcjell “Vipsport.al”. Stemën e FIFA-s nuk do ta kenë më Ermal Barushi dhe Ergin Doda, dy nga asistentët më të mirë të kampionatit, dy arbitra me shumë përvojë.

Sigurisht që askush nuk mund ta mbajë stemën përjetësisht, por heqja e stemës për këta dy arbitra ngre shumë pikëpyetje dhe lë dyshime për një zgjedhje klienteliste nga ana e FSHF-së për emrat e rinj ndërkombëtarë.

ermal barushi
ermal barushi

Nuk ka ndryshime sa u takon arbitrave kryesorë me stemën e FIFA-s, ndërkohë që anashkalimi i Dodës dhe Barushit do të krijojë shumë polemika.

Edhe më e dyshimtë bëhet situata, kur mëson se nga ana e FSHF-së pretendohet se ka një gabim nga ana e FIFA-s në këtë mes, ku emrat e Dodës dhe Barushit mund të jenë ngatërruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN