MENU
klinika

Muzikanti i famshëm

U rrëzua në skenë, merr 11 mln euro dëmshpërblim!

30.01.2019 - 20:53

Tre vite nga incidenti i ndodhur në skenën e një festivali në Holandë, DJ Paul van Dyk është dëmshpërblyer me 11 milionë euro.

Muzikanti gjerman përfundoi në koma dhe iu desh një periudhë prej më shumë se 3 muajsh qëndrimi në spital për të pasur një gjendje të qëndrueshme të shëndetit.

Ai ishte duke hyrë në skenë dhe në një moment zhduket, pasi përfundoi në një të çarë të skenës. Dëmtimet në trup ishin të shumta, duke e detyruar atë të qëndronte në një karrocë invalidi për një kohë të gjatë.

Ai paditi organizatorët, të cilët tashmë janë të detyruar ta dëmshpërblejnë atë me 11 milionë euro.