MENU
klinika

Ditë historike

U shty me 1 ditë, parlamenti grek voton sot “Prespën”

25.01.2019 - 09:25

Ishte vendosur të votohej gjatë ditës së djeshme, por zyra e kryetarit të Kuvendit njoftoi se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i lejuar të gjithë deputetët të regjistrohen gjatë debatit.

Ditën e sotme pritet që parlamenti grek të votojë mbi marrëveshjen historike për emrin e Maqedonisë.

Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në qershor të 2018 mes kryeministrit grek Tsipras dhe atij maqedonas Zaev.

Sipas marrëveshjes, pas ndryshimit të emrit Greqia nuk do të jetë më pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, siç ka qenë deri tani.