MENU

Ndërhyrja me takë

UEFA dënon Thomas Muller në Champions

11.01.2019 - 11:40

Ajo goditje në formë karateje në ndeshjen e fundit në grupe të Champions League i ka kushtuar shumë Thomas Muller.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Taka drejt e në kokë, një ndër ndërhyrjet me të ashpra në futboll ishte ajo e Thomas Muller ndaj Nico Tagliaficos, në ndeshjen që Bayern Munchen barazoi 3-3 me Ajax për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Goglat rezervuan përballjen Bayern-Liverpool për fazën e ardhshme të Champions-it. Muller, i ndëshkuar me karton të kuq për atë ndërhyrje, nuk mund të luajë në ndeshjen e parë kundër “Reds” në “Anfield” me 19 shkurt.

muller gol bayern munchen
muller gol bayern munchen

Sot, UEFA ka publikuar vendimin se sulmuesi gjerman do të dënohet edhe me një ndeshje tjetër për atë ndërhyrje të rëndë. Në total janë dy ndeshje që Muller nuk mund të luajë, të dyja kundër Liverpool (ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” më 13 mars).

Në rast se Bayern nuk ia del të kualifikohet për më tej, atëherë sulmuesi 29-vjeçar i jep fund me atë ndeshje kundër holandezëve eksperiencës së tij në Champions për këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja e videoja bëhen virale

Muller shfaqet në versionin e karateistit