MENU
klinika

Votimi online

UEFA shpall formacionin më të mirë 2018

11.01.2019 - 15:14

UEFA ka shpallur formacionin ideal të vitit 2018, bazuar në votimet e tifozëve. Ky votim ka zgjatur pak më shumë se një muaj, i hapur përmes internetit në portalin “UEFA.com”.

Më shumë se 1.8 milionë vota u regjistruan, me 85.167 përdorues të rinj, që u regjistruan për të hedhur votën e tyre. Edhe një vit më parë, Real Madrid dominonte në këtë 11-she, duke qenë se kishte pasur mjaft suksese në 12 muajt e fundit.

Katër lojtarë të klubit madrilen janë zgjedhur sërish nga tifozët, ndërsa Barcelona ka dy përfaqësues në këtë formacion.  Kjo 11-she përbëhet nga Ter Stegen në portë; Ramos, Van Dijk, Varane dhe Marcelo në mbrojtje; Modric, Kanté dhe Hazard në mesfushë; Mbappé, Messi dhe Cristiano Ronaldo në sulm.

Luka Modric ka qenë lojtari me më shumë vota (115.440), duke fituar një përmasë të re vlerësimi për vitin e tij të madh, si me Real Madrid, edhe me kombëtaren e tij. Lojtarët e tjerë, që kompletojnë podiumin (treshen) e më të votuarve, janë: Cristiano Ronaldo (108.423) dhe Lionel Messi (107.326).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN