Menu

17-pika

Universiteti i Korçës plotëson kërkesat e studentëve

08.01.2019 - 21:41

Rektorati i Universitetit “Fan Noli” në Korçë ka plotësuar 17 kërkesat e Këshillit Studentor.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Kërkesat vazhdojnë që me krijimin e kushteve të përshtatshme fizike në ambienteve të universitetit, praktikat për studentët e deri tek heqja e tarifave për tërheqjen e çdo dokumenti.

Më poshtë janë kërkesat e studentëve dhe plotësimi i tyre nga rektorati:

1-Ngrohja të ketë kohëzgjatje prej orës së parë , deri orën e gjashtë për çdo fakultet.

2-Riparimi dhe plotësimi i auditoreve me ndriçim , karrige , banka dhe projektore në çdo fakultet.

3-Të mundësohet një ambient fizik i përshtatshëm për bibliotekat e çdo fakulteti , si dhe pasurimi i saj me literaturen e nevojshme , specifike , sipas nevojave të fakulteteve.

universiteti i korces-konica.al

4- Akses në internet në të gjitha ambientet e universitetit.

5- Përmirësimi urgjent i infrastrukturës dhe kushteve të higjienës në tualetet e studentëve.

6- Sekretaret të jenë në shërbim të studentëve gjatë gjithë orarit zyrtar dhe të përmbushin me korrektësi dhe përgjegjshmëri detyrat e tyre. Të mësojnë rregullat bazë të etikës dhe komunikimit me studentet.

7- Marrje masash disiplinore dhe prezantimi në publik i thyerjeve të etikes apo fjalorit banal nga profesorët. (Emrat e të cileve do të bëhen të ditur pas anketimit që do të zhvillojë Keshilli Studentor)

8- Çdo student të ketë një kartë ID për t’u identifikuar.

9- Mbështetja financiare dhe logjistike për ekskursione dhe ekspedita për çdo fakultet.

10- Krijimi i mundësive dhe hapësirave për praktika profesionale në çdo program studimi.

11- Vendosja e një pajisje për pije dhe snack për çdo fakultet.

12- Publikimi i diplomave dhe listës së notave të niveleve Bachelor dhe Master të të gjithë pedagogëve të Universitetit të Korçës.

13- Kontrolli dhe filtrimi i dispencave , ciklit të leksioneve dhe literaturës që profesorët përgatisin për studentet.

13/1- Investim për riparimin e të gjithë laboratoreve sipas kërkesave të programeve të studimit.

14- Investim për riparimin dhe rivitalizimin e bazës eksperimentale të Fakultetit të Bujqësisë.

15- Heqjen e të gjitha tarifave të universitetit për tërheqjen e çdo dokumenti.

16- Krijimi i një mence pranë ambienteve të Universitetit.

17- Pjesëmarrja e studentëve në kërkimet shkencore.