MENU
klinika

Ylli argjentinas

Vallëzimi i Messit në mbrëmjen e Vitit të Ri

01.01.2019 - 18:53

Bashkëshortja e yllit të Barcelonës, Lionel Messit, e ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet çifti duke vallëzuar e festuar Natën e Vitit të Ri.

Messi, bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre e festuan së bashku Natën e Vitit të Ri duke i kaluar pushimet në Arroyo Seco të Argjentinës.

Kapiteni i Barcelonës e përfundoi vitin 2018 me 51 gola të shënuar, dy më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ai i shënoi 15 gola në vetëm 15 ndeshje të La Ligës, si dhe gjashtë gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e luajti ndeshjen e fundit të vitit 2018 më 22 dhjetor, kundër Celta Vigos në La Liga. Pas kësaj ndeshjeje, Messi dhe bashkëlojtarët e tij shkuan për pushime për festat e fundvitit.

Ata do të kthehen së shpejti te klubi i tyre në Spanjë, pasi që më 7 janar do të zhvillohet ndeshja e parë e vitit të ri, kur katalanasit të përballen me Getafen.