MENU
klinika

Detajet

Vdes gazetari dhe botuesi i gazetës së njohur, arsyeja

23.01.2019 - 08:24

Gazetari dhe botuesi i njohur i gazetës “ProtoThema”, Themos Anastasiadis ka humbur betejën më kancerin.

Anastasiadis është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 61-vjeçare. Gazetari prej 1 viti e gjysmë ishte në luftë me kancerin.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga gazeta e njohur greke.

“Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punen kerkuese, miqesine dhe solidaritetin e tij duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media.

Me largmin e tij, gazeta dhe gjithe stafi do te humbase shume, por edhe më shumë nga familja e tij e dashur.

Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do te vdese”, shkruan gazeta.