MENU
klinika

The Guardian

Venezuela ka nevojë për konsensus, jo për konflikt…

27.01.2019 - 11:17

Nicolás Maduro u rizgjodh si president i Venezuelës majin e kaluar me mjete mashtruese, siç vunë në dukje qeveritë rajonale dhe vëzhguesit e pavarur në atë kohë dhe lidershipit të tij i mungon autoriteti legjitim. Maduro, e ka quajtur veten pasardhës të paaftë të presidentit të socialist Hugo Chavez.

Maduro ka keqmenaxhuar ekonominë potencialisht të pasur të Venezuelës, duke shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit, mjekësisë dhe hiperinflacion. Regjimi i tij autoritar, ka përkeqësuar ndarjet sociale, ka dëmtuar institucionet demokratike dhe mediat e lira, ka bërë që miliona njerëz të largohen jashtë.

Duke patur parasysh gjithë këtë situatë, Venezuela do të jetë mire të shpëtojë prej tij dhe sa më shpejt, aq më mirë. Maduro duhet të pranojë se ai është bërë pengesë për kombin dhe të largohet. Nëse nuk do të largohet vullnetarisht, ka opsione legjitime, kushtetuese për ta larguar atë.

Këto opsione nuk përfshijnë ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë. Kudo që ndërhyjnë, ata i bëjnë gjërat edhe më keq. Ata nuk e njohin altruizmin.

Opinionet do të ndryshojnë nëse Juan Guaidó, udhëheqësi i papërvojë i opozitës, e menaxhon mirë situatën. Guaido duket se gëzon përkrahje të konsiderueshme në mesin e klasave të mesme. Ai është i ri, karizmatik, energjik dhe i lirë nga dogmat ideologjike, gjithçka që Maduro nuk është.

Por duke krijuar një qendër rivale të pushtetit dhe duke sfiduar regjimin, ai rrezikon të përçajë edhe më tej vendin. Siç ka paralajmëruar OKB, rreziku i spiralizimit të dhunës është shumë real.

Guaido duket se ka vepruar para se të ishte i sigurt për mbështetjen e ushtrisë venezueliane. Ai ka ofruar amnisti ndaj oficerëve, por përsëri ai nuk ka mbështetjen e rëndësishme të ushtrisë.

Potencialisht Guaidon mund ta dëmtojë bashkëpunimi, jo vetëm me qeveritë rajonale të djathta, siç është Brazili i Jair Bolsonaro, por edhe me Shtëpinë e Bardhë të Trump.

Tani duket se ka nisur një garë gjeopolitike midis një Rusie të rilindur dhe SHBA. Kjo do të pengojë gjetjen e një zgjidhje të krizës.

Megjithatë, në të vërtetë, sa më pak SHBA të përfshihet, aq më mirë. Të dy palët duhet të pranojnë se këtu nuk mund të ketë fitues.

Të dy Guaido dhe Maduro do të këshilloheshin të nisnin një dialog, të ndërmjetësuar nga OKB. Synimet kryesore duhet të jenë të përcaktojnë një rrugë konsensusi, paqësore, dhe të lehtësojnë vuajtjet e njerëzve.