MENU
klinika

Detaje nga takimi

Veseli takon ish komandantin e UÇK: S’kemi frikë nga drejtësia!

20.01.2019 - 14:54

“Ishte kënaqësi ta prisja në zyrën time”, kështu është shprehur kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për takimin me ish-komandantin e UÇK-së, Rustem Llapin.

Llapi para pak ditës është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë. Veseli shkruan se ata nuk kanë frikë nga drejtësia pasi sipas tij UÇK qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë.

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare.

Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë