MENU
klinika

Deklarata

Vetëdorëzimi/ Avokati i Balilit: I kurseu shtetit 50 mijë euro

15.01.2019 - 14:53

Vetëdorëzimi i Klement Balilit, i cilësuar nga media greke si ‘Eskobari i Ballkanit’ ka sjellë edhe reagimin e avokatit të tij.

Theodhori Sollaku në një prononcim për mediat theksoi se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë.

Ishte në polici për t’u përballur me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke.

Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë, pra 50 mijë euro, por nuk është kjo kryesore”, deklaroi Sollaku.

Avokati ngriti dyshime të forta edhe për provat që ekzistojnë kundër klientit të tij.

Balili nuk i është shmangur drejtësisë se në 2 vjet prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij. Ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve dhe sot është dorëzuar në Sarandë.

Nuk ka kërkuar asnjë garanci. Ne jemi në përfundim të fazës së hetimit do njihemi me aktet dhe këtu do të jemi në vazhdim. Në gjykimin në themel do të shohim si do veprojmë, pasi provat janë të dyshimta.

Nuk ka asnjë bisedë të përgjuar, por pretendohet se numri i telefonit grek i përket Klemend Balilit, ndërkohë që kushdo që blen numer telefoni, identifikohet me pasaportë dhe kartë identiteti”, tha avokati.