MENU
klinika

Qendrat e formimit profesional

Vetëm 5% e të trajnuarve punësohen

25.01.2019 - 17:19

Interesi për të mësuar një zanat po rritet, por intregrimi në tregun e punës ngelet problem. Sipas të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, pjesëmarrja në kurset e formimit është e kënaqshme; por, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 4.9 % e punëkërkuesve të papunë të trajnuar arrijnë të punësohen. E thënë ndryshe, vetëm 1 në 20.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit po përgatit një program për trajnimin me detyrim dhe pagesë të të gjithë punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat e punësimit si edhe të atyre që do të humbasin vendin e punës nga mbyllja e kazinove dhe basteve sportive.

Mbi 10 mijë individë kanë ndjekur kurset e afatshkurtra të formimit profesional në 8 muajt e parë të vitit të kaluar në 10 qendrat që funksionojnë për këtë qëllim në të gjithë vendin.

Shifrat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë një numër të lartë frekuentuesish, ndërsa kursi më i kërkuar rezulton ai për instalimin dhe riparimin e rrjeteve elektrike. Konkretisht ky drejtim 11% të totalit të të certifikuarve për periudhën Janar-Gusht 2018, duke u ndjekur nga kurset e kuzhinës me 9.6%, hidraulikët më 7.7%.

Ndërkaq, frekuentim kanë pasur edhe gjuhët e huaja, megjithëse në tendencë rënëse në vitet e fundit. Nga i gjithë totali i individëve që kanë marrë një zanat, 4310 prej tyre janë gra dhe vajza.