MENU
klinika

Detajet

Video/ Vuçiç i dhuron një qen, Putin emocionohet

18.01.2019 - 10:45

Gjatë vizitës në Beograd, presidenti rus Putin është surprizuar nga një dhuratë e veçantë që i kishte përgatitur homologu i tij Vuçiç.

Putin është i njohur për dashurinë e tij për kafshët, sidomos për qentë dhe Vuçiç i dhuroi pikërisht një qen, por të një race të zgjedhur, me emrin Pasha.

Qeni është një Sarplaninac 3-muajsh, nga malet e Sharrit, i njohur për rezistencën ndaj të ftohtit dhe guximin ndaj ujqërve dhe arinjve.

Në malet e Sharrit, banorët i përdorin këta qenë për mbrojtjen e kopeve të kafshëve.

“Është i bukur!”, tha Putin, pasi e pa.