Michela, një vajzë që ka humbur shikimin, ka takuar idhujt e saj. Ajo nuk sheh, por pasioni për futbollin, për skuadrën e zemrës, Romën, nuk shterohet kurrë.
Në një video të shpërndarë nga vetë klubi roman, Michela është shfaqur tepër e emocionuar, ku ka takuar Tottin, të cilin nuk e ka parë dot kurrë me sy, por thotë me mallëngjim: “Ka vetëm një kapiten!”
Michela dhe motra e saj fituan një udhëtim për të marrë pjesë në duelin e Romës kundër Juves dhe për të takuar lojtarët verdhekuq. Lotët kanë rrjedhur edhe në mediat sociale.
Nëse takimi i tifozes së verbër me skuadrën dhe stafin ishte qartësisht një përvojë e pabesueshme, ajo me ish-kapitenin prodhoi një moment vërtet magjik. “Kur hymë në hotelin ku ishte ekipi, thashë: Kjo është dita jonë, – kujton Rosa.
– Ishte dita më e lumtur për motrën (Michela). Ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Ajo ka qenë gjithmonë në gjendje ta përcjellë pasionin për Romën”.
Ky pasion doli qartë në pah kur Michela filloi të recitojë fjalimin e famshëm të pensionimit të Tottit, të ditës kur i tha lamtumirë futbollit të luajtur me klubin e zemrës, pas 24 vitesh si profesionist aty.
“Më ktheve emocionet e asaj dite”, – i tha Totti tifozes së verbër, para se të ndalonte për një përqafim, një bisedë dhe disa fotografi me të.