MENU
klinika

iHeart Radio

Viti nis me suksese për shqiptaret Dua dhe Bebe

10.01.2019 - 17:31

Vitit 2018 u mbyll me suksese të shumta për shqiptaret Dua Lipa dhe Bebe Rexha, madje mund të cilësohet edhe si më i suksesshmi për të dyja.

Por ato nuk kanë ndërmend të ndalen, madje edhe pse vitit sapo ka nisur, Bebe dhe Dua janë bërë menjëherë pretendente për çmime në iHeart Radio.

Dua Lipa është nominuar për 3 çmime, “Artisja e vitit”, “Koreografia më e mirë e vitit” dhe “Video muzikore më e mirë”. Në kategorinë “Artistja e vitit”, Dua përballet me yje si Ariana Grande, Camila Cabello, Cardi B dhe Halsey.

Pjesë e listës së të nominuarve është edhe Bebe Rexha. Ajo është e nominuar në dy kategori, ‘Kënga kauntri e vitit’ dhe ‘Bashkëpunimi më i mirë’.

Por në krye është Cardi B me 13 nominime në total, ndërsa pas saj renditet Drake me 8 nominime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?