MENU

Skandali

Vjedhja e armëve, reagon Shtabi i FA: Ndjekje penale 5 ushtarakëve

11.01.2019 - 18:58

Pas grabitjes që ndodhi në Bazën Detare të Pashalimanit, vjen një reagim nga Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura. Përmes një deklarate për media, theksohet se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit. Po ashtu behet e ditur se ka nisur ndjekja penale per 5 ushtarake.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Mes të tjerash Shtabi pohon se papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Në këtë bazë ushtarake mësohet se janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës. Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja, ndërsa raportohet se janë marrë tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërkohë janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë.

REAGIMI

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.
Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.