Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, vëllai i viktimave ka depozituar një kërkesë në gjykatë për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.
Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj.
Ndërkohë fëmijët aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.
Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve. “Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS”, tha daja i dy fëmijëve.
NGJARJA
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushaj. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj.
Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.
Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.