MENU
klinika

detajet

Vrasja e dyfishtë në Ballsh, vëllai i viktimave pëson vdekje klinike

08.01.2019 - 14:52

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku Gazmend Musta masakroi me thikë gruan dhe motrën e saj. Krimi makabër që ndodhi më 2 janar la pas dhimbje tek familja e Gentiana dhe Merisa Caushit.

Mësohet se vëllai i dy vajzave kishte pësuar vdekje klinike pasi ishte ndjerë keq gjatë ceremonisë mortore të dy motrave të tyre. Ky fakt tragjik u bë i ditur nga kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj, i cili tregoi dramën e kësaj familje gjatë një prononcimi për gazetarët.

“Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mirë. Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit. Do i propozojmë Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi specifik për këtë rast”, tha kryebashkiaku.