MENU
klinika

Krim në familje

Vrau gruan dhe kunatën në prani të fëmijëve të mitur!

02.01.2019 - 18:59

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje.

Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.

Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit.

Mësohet se shkak ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat. Burri nuk e ka lejuar dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje fillimisht gruan, ndërsa më pas kunatën.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier