MENU
klinika

Arsyet!

WhatsApp kufizon shpërndarjen e mesazheve

21.01.2019 - 16:46

WhatsApp po kufizon për të gjithë përdoruesit e aplikacionit shpërndarjen e mesazheve tek njeri-tjetri.

Njerëzit do të kenë mundësi të shpërndajnë një mesazh deri në 5 herë në mënyrë që të parandalohet përhapja e informacioneve të rreme në platformë.

Masa erdhi pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit.

Deri tani, përdoruesit mund ta shpërndanin mesazhin deri në 20 herë.

Përditësimi i aplikacionit u njoftua në një event në Xhakarta të Indonezisë.

Firma tha për BBC se vendimi u mor pasi u vlerësua me kujdes testimi prej gjysmë viti në vend.

“Kufizimi i shpërndarjes redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në gjithë botën,’-shtoi në zëdhënëse. “Kjo do të bëjë që WhatsApp të fokusohet tek mesazhet private me miqtë e ngushtë. Me kalimin e kohës do kërkojmë mënyra të tjera për trajtimin e përmbajtjes virale.”