MENU
klinika

Nuk e fsheh

Ylli amerikan: Jam 100% shqiptare!

12.01.2019 - 12:20

Vitet e fundit këngëtaret shqiptare si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tyre.

Por nga këto emra nuk qëndron larg as Ava Max, e cila mori vëmendjen e të gjithëve me hitin “Sweet But Psycho”. Për të është folur edhe më parë se është me origjinë shqiptare, ndërsa tashmë këtë gjë këngëtarja e talentuar e ka pohuar edhe vetë, madje thotë se është krenare për origjinë e saj.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore,”– shprehet Ava Max për median angleze “Belfasttelegraph”.

Emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi dhe prej disa javësh vazhdon të jetë në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane. 24-vjeçarja tha për të njëjtën medie se është mjaft krenare për origjinën e saj edhe pse ka lindur në Amerikë.

Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Është me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar,”- shprehet ylli botëror.