MENU
klinika

Kërkohet zgjidhje

Zaev: Identiteti nuk është i rrezikuar

10.01.2019 - 15:53

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi se ende është në bisedime me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit për gjetjen e formulimit teknik lidhur me shtetësinë me qëllim të sigurimit të 80 deputetëve të nevojshëm për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

Zaev ka shtuar se partnerët e koalicion janë në mbrojtje të identitetit.

Lëvizja Besa është parimisht e vendosur për këtë çështje, siç janë edhe të tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe janë të parët të cilët janë për mbrojtje të identitetit të Maqedonisë. Thelbi i Lëvizjes BESA është që përmes formulimit të maqedonas/qytetar i RMV të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit, serbët, vllehtë, romët dhe të gjithë të tjerët në shtet do të jenë maqedonas. Ky është thelbi”, tha Zaev në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se maqedonasit në shtet nuk duhet të frikësohen se ndonjë parti shqiptare apo deputet shqiptar kërkon të rrezikohet identiteti.

Të gjithë angazhohemi që ai identitet, që ishte kontestuar, përfundimisht të jetë i garantuar. Shqiptarët e bënë atë edhe në referendum edhe me mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht edhe ne maqedonasit nuk kemi për qëllim që ndonjë ndjenjë apo përkatësi etnike ta ndryshojmë. Ato janë vlera dhe të drejta njerëzore”, tha ai.

Zaev përsëriti se numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët do t’i mbështesin amendamentet kushtetuese do të dihet në momentin e votimit. Pret që kjo të shihet që sot apo gjatë votimit për amendamentin e parë në Kuvend. /Konica.al/