MENU

Përgjigjia

Zbardhet përgjigjia e AKZM për HEC-in e Holtës: S’prek monumente natyrore!

23.01.2019 - 21:13

Përgjigjia e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në lidhje me projektin për ndërtimin e HEC-it t Holtës në Gramsh, tashmë është zbardhur.

Në përgjigjen që i ka kthyer Agjencisë së Zhvillimit të Territorit më 26 prill 2019, AKZM bën me dije se sipërfaqja ku pritet të zhvillohet projekti është jashtë territiorit të zonave të mbrojtura dhe nuk prek monumentet natyrorë.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit (në CD) rezulton se zona ku kërkon të zhvillohet ky projekt propozimi për ndërtimin e burimit të ri gjenerues rë energjisë, HEC ‘Strori’, me vendndodhjen në përroin e Holtës dhe të Selcës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, qarku Elbasan, është jashtë territorit të zonave të mbrojtura dhe nuk prek monumentet natyrorë”- thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura.

kanioni i holtes-konica.al

Kujtojmë se banorët dhe PD kanë denoncuar ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës. Pak ditë më parë Luciano Boci akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës dhe kërkoi ndalimin e punimeve.

Gjatë ditë së sotme, deputeti i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të marrin të gjitha vendimet për bllokimin e ndërtimeve për ndërtimin e këtij HEC-i