MENU
klinika

Bazilika

Zbulimi i madh në Berat, ‘habiten’ arkeologët

07.01.2019 - 17:05

Një zbulim i rëndësishëm është bërë pranë Xhamisë Mbret në Berat. Bëhet fjalë për një mozaik që mendohet se i përket shekujve V-VI.

Para pak kohësh, i pari që shkroi pak ditë më parë, ishte arkitekti Artan Shkreli, i cili përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, shënonte se “mund të thuhet pa drojë se zbulimi i fundit në Berat është i një rëndësie vërtetë të madhe”. Ai fliste për një mozaik paleokristian në këmbë të Xhamise Mbret.

“Është unaza që mungonte, në kuptimin e vazhdimësisë së jetës qytetare në Berat. Struktura ende e paqartë nga pikëpamja tipologjike (me gjasë një bazilikë) plotëson me praninë e saj pikërisht kohën kur ky qytet fillon dhe rimerr veten pas depresionit që karakterizon fundin e periudhës klasike dhe shënjon kalimin nga emërtesa e turbullt Antipatrea, në atë të re me apelativin ‘i Bardhë/i shndritshem = Pulher’, (emërtesë që do rezistonte deri në pushtimin bullgar, të cilët nga ana e tyre veç do përkthenin fjalë për fjalë Pulheriopolis në Beligrad)” shënonte Shkreli.

Rëndësia e zbulimit bëhet më e qartë po të vëmë në dukje siç thotë ai se “mjerisht, përpara kësaj asnjë gjurmë nuk kishim pasur në territor nga Antikiteti i Vonë apo Mesjeta e Hershme, përpos një gjetjeje tjetër rastësore, lart në kështjellë, e cila konfirmon gjeografinë e konsoliduar të qytetit me lagje jashtë mureve edhe në këtë periudhë”.