MENU
klinika

Mesfushori i Kosovës

Zgjidhet në “top 11”, ai bën shqiponjën

29.01.2019 - 12:15

Mbrëmë është zhvilluar ceremonia gala e çmimeve “SFL Award”. Mesfushori kosovar Benjamin Kololli është përzgjedhur si një ndër 11 lojtarët më të mirë të kampionatit në Zvicër.

Në 11 futbollistët e përzgjedhur kanë qenë 7 lojtarë nga skuadra e Young Boys, por nuk ka munguar as mesfushori i përfaqësuese së Kosovës, i cili ka shkëlqyer në sezonin që lamë pas, me 6 gola të shënuar në 17 ndeshje dhe me shumë asiste për shokët e skuadrës së Zurich.

Pasi mori çmimin, Kololli nuk ka nguruar ta festojë me simbolin e shqiponjës dykrenare të krijuar me duar, edhe pse në Zvicër u krijua një debat i madh për simbolin në fjalë që në Botëror kur e bëri Xhaka e Shaqiri në fitoren kundër Serbisë.

konica sportkonica sport mobile

Kololli është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, teksa ka qenë një nga lojtarët stabël dhe me kontribues në arritjen historike në Ligën e Kombeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Respekti për golat e shqiptarëve

“Shqiponja” zgjidhet simboli i vitit në Zvicër