MENU
klinika

Sulmuesi i Premier League

Zhduket avioni, futbollisti dyshohet se ka vdekur

22.01.2019 - 11:34

Një lajm i trishtë vjen nga Anglia. Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, që po udhëtonte ma avion në drejtim të ishullit britanik, është zhdukur.

Sulmuesi që pak ditë më parë kishte arritur marrëveshjen me Cardiff dhe mbrëmë u nis për t’u bashkuar me grupin, dyshohet se ka vdekur.

Avioni me të cilin ai po udhëtonte së bashku pilotin, ka humbur kontaktet me zyrën e kontrollit pak orë pasi është nisur nga Franca.

Avioni ka humbur gjurmët pranë farit të Kasketës në kanalin e La Manshit dhe mediat britanike e jo vetëm, raportojnë se aeroplani tip “Piper Malibu” mund të jetë rrëzuar në det.

sala emiliano
sala emiliano

Policia e të dyja shteteve, si ajo britanike, po ashtu edhe ajo franceze, kanë nisur kërkimet në det me anë të anijeve dhe helikopterëve, duke shpresuar që të gjejnë ndonjë gjurmë nga ky aksident.

Ish-sulmuesi i Nantes do të bashkohej me skuadrën dhe sot do të dilte në stërvitje me Cardiffi-n. Ai firmosi pak ditë më parë për shumën e 15 milionë paundëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN