MENU
klinika

Kush përfiton!

Hipotekat: Në korrik të gjithë me tapi!

29.01.2019 - 17:10

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan (ZVRPP) ka zhvilluar të martën analizën vjetore të punës së kryer gjatë vitit të kaluar në të cilën ishin të pranishëm edhe Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri.

Analiza është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa në një komunikim me mediat Kryeregjistruesi Pjetri tha se janë shtuar shërbimet ndaj qytetarëve, korrektësia, por edhe shpejtësia e marrjes së një shërbimi.

Drejtuesi i ZVRPP, Elbasan Mariglen Disha nga ana e tij vuri në dukje kryerjen e shërbimit të shpejtë ndaj qytetarëve duke mos i sorollatur më me muaj të tërë për një shërbim i cili fare lehtë mund të merret në 24 orë.

Në analizën vjetore të punës së ZVRPP Elbasan mori pjesë edhe prefekti i qarkut Elbasan Gledian Llatja i cili pasi vlerësoi punën e mirë të kryer nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ftoi qytetarët e këtij Qarku që për çdo problem që mund t’u krijohet, zyra e tij do të jetë gjithmonë mbështetje për ta.

Në analizën e zhvilluar merrnin pjesë të gjitha grupet e interesit përfshirë regjistrues, noterë, përmbarues, ata të cilët çdo ditë përballen me problematikat e qytetarëve. Gjatë vitit 2018 ZRPP Elbasan i ka kushtuar rëndësi kryerjes së praktikave brenda afateve ligjore si dhe regjistrimin e shpejtë të lejeve të legalizimit.

Mjaft përparësi i është dhënë krijimit të platformës fast track (shërbimi i shpejte) si dhe uljes së numrit të ankesave në platformën e bashkëqeverisjes.

Në ZVRPP Elbasan ofrohen edhe 9 shërbimet më të shpeshta si: Kontratë shitje, Kontratë dhurimi, Kartelë, Hartë, Bllokim pasurie në bankë (me 3 nivele), Zhbllokim pasurie.

Nga ZRPP Elbasan gjatë muajit Dhjetor 2018 janë ofruar rreth 652 shërbime brenda 48 orëve.

Sipas Kryeregjistruesit të ZRPP Elbasan, Grupet e interesit që përfitojnë nga kjo platforme janë: Qytetarët, Noterët, Bankat, Përmbaruesit, Kompanitë e Ndërtimit.

Nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë vitit të kaluar janë trajtuar 140 Ankesa dhe në të gjitha rastet qytetarët kanë marrë orientimet e duhura ligjore dhe shërbimin e kërkuar.

Vizioni i Zyrës Qendrorë për ZVRPP Elbasan për vitin 2019 është Dixhitalizimi i arkivave të ZVRPP-ve. Përfundimi i regjistrimit të çdo leje legalizimi deri në korrik 2019, Rritja e numrit të shërbimeve të shpejta.

ASHK do të zgjidhë një herë e mirë shumë probleme në trajtimin e pronave si dhe do synojë uljen e numrit të ankesave në platformën e bashkëqeverisjes.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan