MENU
klinika

“Ti mbijetosh R. Kelly”-t

10 akuza për abuzime seksuale, në pranga këngëtari

23.02.2019 - 21:21

Këngëtari i rrymës “R&B”, R. Kelly është vetëdorëzuar në polici pas 4 akuzave të tjera për abuzime seksuale që u bënë publike.

Ai mbërriti në stacionin policor në Chicago pasi u bind se këtë herë nuk do të mund t’i shpëtonte akuzave. Deri tani, mbi të rëndojnë 10 akuza për abuzim seksual, 4 me vajza të mitura nga mosha 13 deri në 17-vjeçe. 52-vjeçari do të mbahet 24 orë nën arrest para se të dalë në gjyq ku pritet të merret vendimi për dënimin e tij.

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 25: R. Kelly performs in concert at Barclays Center on September 25, 2015 in the Brooklyn borough of New York City. (Photo by Mike Pont/Getty Images)

Akuzat erdhën vetëm pak javë pas transmetimit të një dokumentari të titulluar “Ti mbijetosh R. Kelly”-t.

Në dokumentar kishte akuza për abuzime të R. Kelly nga shumë femra, mes të cilave edhe ish-bashkëshortja e tij.