MENU
klinika

Një incident me një intelektual francez

14 javë protesta në Francë/ Makron: Dhuna nuk tolerohet

17.02.2019 - 09:42

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar abuzimin anti-semitik drejtuar një intelektuali të shquar nga një grup protestuesish “jelekverdhë” në Paris.

Policia ndërhyri për të mbrojtur filozofin Alain Finkielkraut pasi ai mori ofendime dhe tallje anti-hebreje në kryeqytetin francez.

Presidenti Macron tha se kjo situatë nuk do të tolerohej.

Dhjetëra mijëra francezë morën pjesë në protesta anti-qeveritare të shtunën. Policia përdori gaz lotsjellës pasi të ashtuquajturit protestues “jelekverdhë” dolën në rrugë në të gjithë vendin për fundjavën e 14-të me radhë.

Foto e marrë nga BBC

Akademiku 69-vjeçar çifut i tha gazetës Le Parisien se ai dëgjoi njerëzit që bërtisnin “hidhu në kanal” (në frëngjisht).

Ai i tha gazetës Journal du Dimanche se ndjeu një “urrejtje absolute”  ndaj tij dhe do të kishte frikë për sigurinë e tij nëse policia nuk do të ishte atje, megjithëse ai theksoi se jo të gjithë protestuesit ishin agresivë. Finkielkraut, djali i emigrantëve polakë, më parë ka shprehur keqardhje për protestuesit, por ka shprehur gjithashtu kritika ndaj lëvizjes. Ai tha se Presidenti Macron kishte folur me të me telefon të shtunën për të ofruar mbështetjen e tij.

Protestuesit, dolën në rrugë në nëntor për të kundërshtuar një rritje të taksave të karburantit. Lëvizja e tyre më pas u përshkallëzua në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë që mobilizoi dhjetëra mijëra njerëz çdo fundjavë.

Foto e marrë nga BBC

Së fundmi, një grup protestuesish francezë nga lëvizja “Jelekverdhët” njoftuan, se kanë në plan të kandidojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij viti. Grupi ka listuar 10 njerëz që do të kandidojnë për vende në Parlamentin Europian në maj, 29 deri në 53 vjeç dhe me punë që variojnë që nga shofer, gra shtëpiake, e deri tek drejtor shitjesh. Lista do të kryesohet nga Ingrid Levavasseur, një grua që rrit e vetme dy fëmijë në Normandi, e cila ka qenë pjesë e lëvizjes dhe tashmë është disi e njohur.

Numri i protestuesve në rrugët franceze ka rënë gradualisht, por dhjetëra mijëra janë ende duke protestuar në të gjithë Francën.

Ministria e brendshme e Francës tha se 41,500 vetë morën pjesë në protesta në të gjithë vendin të shtunën, 5,000 njerëz në Paris, edhe pse organizatorët thanë se shumë më shumë morën pjesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën