MENU
klinika

Deklarata

25 masa disiplinore në Portin e Durrësit, Gjonaj: Kontroll edhe për drejtorin

20.02.2019 - 13:26

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për media ka raportuar 25 masa disiplinore gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit. Sipas Gjonajt, masë disiplinore është vendour edhe drejtorin e Portit të Durrësit.

“Jam këtu para jush për t’iu raportuar se puna e taks forcës vijon. Jemi të bindur se zhdukja e korrupsionit do të ndikojë në rritjen ekonomike. Qeveria Ministria e Drejtësisë do të vijojë e palëkundur.

Në fokusin e task forcës këtë javë ishte posti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës”, tha ajo.