MENU
klinika

'Unaza e Re'

99 ditë protestë/ Opozita numëron kohën e mbetur të Ramës

10.02.2019 - 18:03

Banorët e Unazës së Re janë ngritur edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre.

Në ditën e 99 të protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe nga LSI.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga Shqipëria.

“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.

Një nga banorët u shpreh se projekti është kriminal dhe nuk do lejojnë policinë bashkiake të prekë pemët.

unaza e re-konica.al

“Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99 këtë e bejëm ëpër t’i treguar Erion Velisë dhe G99, Elisa Spiropalit se këto janë pronë e Unazës së Re.

Nuk ka polici as bashki që guxon t’i prekë ato pemë. le të guxojë kush t’i prekë një pemë banorëve”, shprehen banorët.

Ambjentalisti Sazan Guri i pranishëm në këtë protestë e cilësoi të panevojshëm projektin e “Unazës së Madhe”.

Ai tha se në vend të këtij projekti, Rama fare mirë mund të bëjë rrugën nga Rrogozhina në Pezë, në mënyrë që të kalojnë më pak makina në atë rrugë.

“Me këtë rast meqë m’u dha mundësia për të thënë diçka. Zoti kryeministër të takon të bësh rrugën nga Rrogozhina në Pezë dhe ate në kombinat, që të kalojnë më pak makina në këtë rrugë. Projekti është i tepërt. Vëmë edhe bast, në qoftë se ky projekti do vendoset në oponencë në një zyrë inxhinierike do dalë i panevojshëm. Kjo unazë është e panevojshme”, u shpreh ai.