MENU
klinika

Umberto Galimberti

A do ta shpëtojnë botën librat?

07.02.2019 - 14:29

Na ishte njëherë… libri

Nihilizëm aktiv dhe krizë vlerash, kjo nuk vihet në dyshim për Umberto Galimbertin, situatë nga e cila mund të shpëtojmë vetëm duke u edukuar me libra. Kjo është tema qendrore që do trajtohet gjatë konferencës së planifikuar në Cesena më 16 shkurt. Me ç’rast? Panairi, i mezipritur nga bibliofilët dhe dashuruesit e librave… Na ishte njëherë… libri.

Antikë apo të sapodalë nga shtypi, magjepsës apo botime ekonomike. Gjetur rastësisht në tezgën e ndonjë tregu ose të dëshiruar, ndjekur e kërkuar në gjithë libraritë antike të gjysmës së botës. Nuk ka rëndësi se si faqet e çmuara të një libri arrijnë në sytë tanë, nuk ka rëndësi nëse biem në kategorinë e bibliofilëve të zjarrtë, koleksionistëve të etur pas letrës së bukur, apo thjesht nëse na pëlqen leximi, qoftë ai edhe i rastësishëm.

Ajo që vërtet ka rëndësi, është të lexojmë. Këtë nuk po themi ne, por filozofi i një rëndësie të veçantë si Umberto Galimberti, i cili disa herë në dekadat e fundit nëpërmjet librava të tij na tregon zgjidhjen, se nëse jo të gjitha të këqijat që po na shtypin, të paktën të shpëtojmë ato me natyrë të vlershme.

Ishte viti 1989 kur Galimberti në esenë: “Loja e opinioneve”, shkruante:

“Librat duhet të hapen, të shpërndahen, të shpërbëhen në unitetin e tyre të supozuar, për të na paraqitur atë që nuk pyet “Çfarë thotë libri?”, por “Për çfarë të bën të mendosh ky libër?”.

Librat nuk shërbejnë për të mësuar, por për të menduar dhe, të mendosh do të thotë t’i shmangesh pranimit pa kritikë për të qenë i hapur ndaj pyetjes, do të thotë t’i pyesësh gjërat përtej kuptimit të tyre të zakonshëm kthyer në të qëndrueshme nga dembelizmi i zakonit; është të shmangësh faktin e shndrrimit të teksteve në tekste të shenjta për ndërgjegje të bekuara, të cilat, duke hequr dorë nga rreziku i pyetësorit, ngatërrojnë sinqeritetin e pranimit me thellësinë e përgjumjes”.

BOLOGNA, ITALY – APRIL 07: The italian philosopher Umberto Galimberti (L) visit the Archiginnasio Library with Romano Montroni (R) manager of the Coop Bookshop on April 7, 2018 in Bologna, Italy. (Photo by Roberto Serra – Iguana Press/Getty Images)

 

 

Tridhjetë vjet nga shkrimi i kësaj eseje, Galimberti vazhdon të mbështesë tezën se vetëm të lexuarit arrtin të edukojë ndjenjat, duke na bërë të evoluojmë përtej gjendjes së natyrshme të impulseve. Vetëm me letërsinë mund ta mësojmë dashurinë në të gjitha variacionet e saj, por edhe dhimbjen dhe shpresën, tragjedinë dhe gëzimin. Në këtë rast na hapet një refleksion, të cilën Galimberti e maturon në esenë e fundit titulluar:

“Fjala për të rinjtë. Dialog me gjeneratën e nihilizmit aktiv”, mbi mungesën e vlerave, vlera të cilat vuajnë brezat e rinj, një nihilizëm i ushqyer prej 20 vjetësh nga televizionet, që vështirë se mund të kthehet. E vetmja kurë e mundur?

Librat, natyrisht, si dhe një shkollë, që, duke i bërë ata argëtues dhe jo tempuj të mërzitshëm studimi, ta kthejë një herë e përgjithmonë drejtësinë në vend.

“Në Itali nuk lexojmë dhe jemi ndër vendet e fundit, sepse shkolla nuk funksionon dhe mësuesit nuk janë adekuatë. Mësuesit duhet të jenë hipnotizues, njëherazi duhet të jenë të kualifikuar si duhet. Diçka e tillë në Itali po bën vite që nuk ekziston.

Për të lexuar një libër duhet pasion, të lexuarit shkakton lodhje, nevojiten edukatorë që të jenë në gjendje të motivojnë dhe të nxisin të rinjtë, adoleshentët. I pasionuar për kulturën, ky është gurthemeli. Ndjenjat duhet të edukohen, sidomos ndjenjat që kemi për kulturën. Letërsia na mëson se çfarë janë ndjenjat. Çdo herë që lexoj një libër, më duhet të futem në krizë, ky është funksioni i librave, sepse idetë e mia kanë nevojë të modifikohen vazhdimisht”.

Këto janë çështjet që filozofët do të trajtojnë gjatë konferencës së titulluar: “Kush nuk lexon nuk di se ç’ndodh as brenda, as jashtë vetes”, që do të mbahet në Cesena me rastin e prezantimit  Na ishte njëherë… libri. Dhe nuk mund të gjendej një vend më i përshtatshëm!

Na ishte njëherë… libri është një nga panairet kryesore të librave antikë në Itali, që prej tre vitesh tërheq koleksionistë, bibliofilë, të apasionuar dhe kureshtarë mes stendave të tij.

Do të ketë libra antikë, unikja dhe bukuria e të cilëve veprojnë si kundërthënie e vlerës së çmimit, do të ketë hartografi të cilësisë së mirë dhe kryevepra të gdhendura nga Mjeshtrat e Vjetër për kënaqësinë e koleksionistëve etj.

Pra, në stendat e panairit do të ketë jo vetëm dorëshkrime të shndritshme dhe libra shtypur para 1500-s, që bëjnë të dridhen zemrat e investitorëve dhe koleksionistëve në gjueti të çështjes së përsosur, por edhe shumë libra modernë të tillë që, sipas Galimbertit, me letër dhe ngjyrë ushqejnë emocione dhe shpirtin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit