MENU
klinika

Deklarata

A keni mbështetjen e Ramës?/ Tahiri përgjigjet nga Krimet e Rënda

28.02.2019 - 14:01

Menjëherë pas daljes nga gjykata e Krimeve të Rënda, ku është njour me akuzat kundër tij, ish-ministri Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat.

Tahiri u shpreh se do t’i shkojë deri në fund të vërtetave të tij dhe shtoi se nuk i duhet asnjë mbështetje, as nga kryeministri.

Gjithashtu ai theksoi se prokuroria sipas tij është e komanduar politikisht.

Pjesë nga deklarata e Tahirit:

Nuk është surprizë e madhe, prokuroria e komanduar sic e nisi ashtu e bitisi këtë histori, kështu që pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për tu marrë me këtë histori, nuk dua të merrem, do e respektoj deri në fund përsa kohë jam deri në këtë situatë, do i shkoj deri në fund edhe duke e besuar.

Nga cila anë është e komanduar politikisht?

Kjo historia ime, lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa është edhe ati biri dhe shpirti i shenjtë, nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.

Cilat ishin provat?

Nuk kam parë asnjë do shoh në vazhdim.

Zoti Tahiri, personat që akuzohen për të njëjta akuza mbahen në burg, a keni frikë ju se prokuroria do të kërkojë arrestimin tuaj?

Mua nuk më frikëson gjë përvec të vërtetës, nuk më intereson se cfarë bën prokuroria, më intereson vetëm e vërteta dhe fuqia për ti shkuar deri në fund pas pasur nevojë për askënd, di që është një proces i turpshëm politik, i komanduar nga fillimi në fund, jam mësuar me vështirësi nuk do e kem problem, do t’ja dal…

Nga cila anë e komanduar, kur qeveris maxhoranca ku keni dhënë kontribut…

Mos u përpiqni të gjeni mesazhe të koduara, nuk kam asnjë mesazh të koduar, nuk kam asnjë marrëdhënie nëntokësore me askënd jam i drejtëpërdrejtë dhe nuk kam fuqi të gënjej dhe të merrem me të pavërteta.