MENU

Opinion

A ngopemi me bukë?

04.02.2019 - 23:26

 Nga Bjorn Kamberi /

Ditëve të fundit vërehet një ngarthim i diskursit publik përqark një varieteje tematikash me rëndësi të qënësishme për traektoren e vendit, duke përfshirë këtu reflektimin konstruktiv që medoemos duhet të precipitojë prej protestave studentore, si edherikthimin në rend të ditës të analizës se progresit të reformave nëzbatim. Sidoqoftë, themelore është edhe analiza e atyre temaveqë, si pasojë e tymnajës së politikës së ditës dhe problemevesociale, amullohet duke iu shmangur agjendës urgjente tëinstitucioneve, thellimit akademik dhe ndërgjegjes qytetare. Është raportuar, gjithnjë e më tepër, pakça se diku kalimthi e mepërqasje ngushtësisht informative, e diku me pathos alarmant, por klishe e jo të qëndrueshëm, një inflacion i importit tëprodukteve ushqimore bazë sikur mielli, prej vendeve të rajonit, që aludohet të jetë me prejardhje e cilësi të dyshimta. Risjellja mediatike e kësaj ndodhie në përmasat e fenomenit doemos lind një imperativë alarmante e të munguar për një studim tëhollësishëm të incidencës, burimit, teknikaliteteve dhe impaktit social që, për nga karakteri, dukuria i bart gjithpërfshirëse.

Ky shkrim analitik mëton kësisoj që ta përsjellë këtë rast studimor eksluziv si lakmuës të një analize më gjithpërfshirësetë integrimit midis Strategjise së Sigurisë Kombëtare në makro, ridefinimit të prioriteteve dhe procesve operacionale si dhepërballjes insitucionale me kësi problematikash sociale nëmikro, po aq sa edhe e inkurajon penën e ekspertizës së mirfilltëshqiptare për t’u angazhuar në studime kuantitative që endriçojnë edhe më shumë temën.

Mund të duket kësisoj në kufinjtë e së mundshmes, por pashmangshmërisht duhet të evidentohet si në brendinë e tënëvojshmes, ky rikonfigurim a rimendim i kërcënimit që ikanoset sigurisë kombëtare e shëndetit publik prejpapërgjegjshmërisë institucionale dhe tentativës mbase dheqëllimqare të aktorevë të ndryshëm që dëmtimin e tërthortë amatë themeltë të sigurise ushqimore brenda Shqipërisë e kanë pjesëtë stazhonuar të manualëve të politikës së jashtme dhe interesit rajonal. I një rrafshi të përngjasshëm është edhe problematika e kontrollit të barnave, e cila mëvetshëm do trajtuar po ashtu nëmënyrë imediate, e që dëfton sensitivitetin e lakuriqtë që e vesh përqasjen tonë karshi shëndetit publik. Ndaj është detyrë erëndësishme intelektuale përballja serioze e operacionale e këtij kërcënimi, po aq sa është prioritet përpjekja kapilare për ta frenuar ndikimin që kjo sfidë paraqet për të ardhmen tonë.

Për ta shmangur dialektikën ngushtësisht teknike, por duke u bazuar në ato raportime mediatike e komunikime të ekspertëve,vërehet se, përgjatë viteve të fundit ka pasur një nivel të lartë tëimportit të miellit dhe lëndëve të tjera bazë për prodhimin ebukës dhe nën-produkteve të përngjashme, i cili në skenarin mëoptimist, është i një cilësie të ulët, i destinuar gjetiu për përdorim blegtoral, sidomos sa i takon parametrave proteinikë. Duhet marrë parasysh që sipas statistikave të publikuara nga ISHP, që konsumi i bukës tek shqiptarët, edhe sikundër në vendetë tjera me nivel homolog zhvillimor përbën bazën e dietës ditore, rreth 350 gram për frymë në ditë, duke qenë kësisoj I njësasie të konsiderueshme. Nën këtë kategori mund të përfshijmënjë gamë më të larmishme produktesh, por edhe problematikash, duke filluar te mënyra e kultivimit e duke kulmuar te siguria emanualeve që përdoren dhe incentivat për ndërhyrje profane nëproceset e modifikimit gjenetik. Në këto kushte, do të qe natyral aspirimi për vendosje të standarteve europiane sa i përket kontrollit të mallrave të importit dhe proceseve që fundojnë nëtryezat e qytetarëve, të cilat reflektuar në bazën ushqimore jo vetëm metaforikisht do mundin të rrisin brenda nesh filizin evlerave të bashkësisë tek e cila synojmë të aderojmë qysh nëkrye të herës. Informacione të tjera, edhe më rrënqethëse, kanëqarkulluar në media tek shihet një tranzicion prej lëndëve të para me mungesa të vlerave ushqimore tek lëndë të para, në rastin konkret mielli, me tendenca të deformimit të qëllimshëm dhe tëpasura në antivlera të rrezikshme, shkaktarë edhe nëse vetëm tëtërthortë, për një serë sëmundjesh kronike sikur diabeti, për tëmos u endur edhe më shumë në listën e gjatë të diagnozave tëkobjes. Aludohet se gjendja e sotme, që premton ta përndjekëmirëqënien sociale edhe në të ardhmen, është rezultat në mos qoftë stratagjemë e një kombinimi të mundshëm bizantin, por edhe të ngjasshëm antishqiptar ndërmjet agjendave shovinisterajonale, interesave të paskrupullta të krimit të organizuar dhepraktikave oligarkike e korruptive që shërbejnë me gjasë sikur bedel e të parëve. Fatkeqësisht, një ndërkallje e tillë agjendash tëmbrapshta s’ngjet krejt paradoksale. Kjo është një këmbanë eshurdhët alarmi, ngase jo vetëm paraqet rrezik real, por edhezbulon të vërtetën e hidhur mbi gjendjen e gatishmërisë dhemungësen e protokollit shtetëror në menaxhim risku. Për t’iu përqasur analitikisht çështjes do përdor një binom familjar ndërmjet aspektit institucional e akademik për të përshkruar njërecetë të nevojshmë mjekimi me veprim të shpejtë, edhe psedoza e lëngimit prej sëmundjeve të shkaktuara nga dieta, nëkuptimin mënyra e përditshme e rutinore e funksionimit tëshoqërisë, janë më rezistentet karshi trajtimit.

Në rrafshin akademik nevoja për përditësim të strategjive tësigurisë është temë e lakuar prej zërave në pararojë të retorikës akademike e shkencorë në SHBA e Europë, ndërsa fatkeqësisht vihet re se të tilla tema nuk janë prioritizuar prej qarqeve tona akademike, të cilat në pamundësi konjukturale por edhe në apati shkencorë, i dedikojnë kësaj sfide imediate vëmendje të flashkët. Rigjetja e fillit të duhur të kësaj narrative besoj se do t’i bëjëvendin e duhur ekskluzivitetit të shkencëtarit a kërkuesit nëdiskutimin publik.

Ky inkursion do t’i shërbëje gjithashtu urëndërtimit midis diskurseve akademike dhe realiteteve të vendit, sfidave analitikee atyre praktike, më qëllim që akademia të shërbejë si udhëheqëse e themel-ndërtuese e një realiteti të ri, tënjëhapshëm me zhvillimin botëror dhe simbiozës ndërmjet kërkimit shkencor dhe progresit social. Kësisoj sistemi akademik do të rreshtë së importuari keqardhje e kritikë, sëshëmbëllyeri pesimizëm studentor e formalitet shterp, për t’ja nisur së eksportuari në komunitet qëndrueshmëri dhe dinjitet vlerash. Një përqasje e tillë rishtare do t’i shërbente integrimit tëinstituteve akademike e rretheve studimore në zenitin epërpjekjes së vyer për të sygjeruar kushtet e favorshme për promovimin e paqes dhe virtyteve demokratike, çka përndrysheështë edhe gurkreu i shkollimit liberal. Bash këtu vërehet nevoja për një reformim të metodikave të studimit statistikor, i munguar kur merret parasysh rëndësia që këto të dhëna shifrore paraqesin në procesin e formimit të politikave publike e që janë më së pari domen i prodhimtarisë shkencoro-akademike. Ky do të qe edhenjë rikthim i munguar tek sensibilizimi i përgjegjshëm social qëmbruhet përgjatë procesit të nxënies dhe që duhet të jetë prioritet yni dhe i formulimit të kurrikulave që e orientojnë të ardhmenkarshi angazhimit qytetar dhe përqasjes së mprehtë pro aktive.

Në rrafshin insitucional, përfshirja e rreziqeve biologjike dhe tëkarakterit ushqimor nuk duhet të zerë hapësirë periferike nëdokumentat që e ravijëzojnë strategjinë e sigurisë kombëtare, përkundrazi, duhet trajtuar me seriozitet e profesionalizëm, si pjesë e një shkoqitjeje të imtësishme, për t’u katapultuar në kryetë listës së prioriteteve shkresore po aq sa edhe në kapërcyëll tëvëmendjes dhe angazhimit të zyrtarëve e funksionarëveshtetërorë. Së bashku me një plan gjithpërfshirës kontigjence, ido lënë vendi një konsultimi me bazë të gjerë sa i takon financimit dhe krijimit te strukturave dhe delegimit të burimevenjerëzore e materiale të posaçme për ta trajtuar problematikën jo vetëm në rrafshin e kontrolleve sporadike të inspektoriateve tëlinjës, por si një rrezik imediat, që për nga kapaciteti dhetipologjia i kanoset shoqërisë po aq sa edhe radikalizmi eterrorizmi në mos më tepër. Procesi i formulimit, konsultimit dhe avancimit te agjendës së strategjisë për siguri kombëtarebart rëndësi primare si në aspektin akademik e kornizues, nëdinamikat institucionale e po ashtu edhe në spektrin eudhëheqjes së përsiatjeve kombëtare për të orientuar dhepromovuar vlerat e sigurisë dhe prosperitetit. Në këtë prizëm, ky kërcënim, i cili shpresoj të jetë deri diku i fryrë nga një kulturëmediatike paranojake që synon lajmin e bujshëm, sidoqoftëshërben për të qartësuar metodikat dhe siguresat që ruajnëkompaktësinë e interesave strategjikë të vendit duke përfshirëmirëqenien shoqërore, e renditur si prioritet në Strategjinë eSigurisë Kombëtare, publikuar prej Ministrisë së Mbrojtjes më2014.

Agjensitë e dedikuara për mbrojtjen e konsumatorit, deri më tani brenda juridiksionit të pushtetit vendor, mbase do të duhet tëintegrohen e riformatohen, për t’u përafruar në bashkëveprim eansambël me agjensi të tjera ligjzbatuese, edhe pse kjo detyrëduhet t’u delegohet ekspertëve të administratës publike, gjith duke mbajtur në mendje trendet e formatimit të këtyreinsitucioneve në Bashkimin Europian. Ky bashkim, përtej dimensionit ekonomik dhe politik, është më së pari një bashkësi vlerash, një familje aspiratash me rregulla të kthjellta qësigurojnë mbarëvatjen e parimeve dhe idealeve. Andaj, fokusi insitucional karshi kësaj problematike do të qe një investimserioz, i themeltë, gjilpërë e busullës reformuese që na e kujton veriun e nevojës për t’i mbjellë vlerat europiane në Shqipëri, përpara se ta mbjellim fidanin e Shqipërisë në Europë, dukefilluar prej sigurisë ushqimore, për të mos u mjaftuar tek buka. Për më tepër që në pikpamje ekonomike, subvencionimi iindustrisë ushqimore vendase për qëllim të konsumit tëbrendshëm por edhe për t’i shërbyer perspektivës tregtarerajonale dhe agro turizmit është themeltar dhe inovativ.

Duke rrëmuar në lëmin e përsiatjeve tona, vërehet se menyja etraditës sonë konspirative do vinte në pozitë edhe një kuzhiniertë sprovuar, po aq sa edhe mezet me spiunë, tradhëtarë e heronj, kampionë të interesit kombëtar, dëshmorë të kauzës dhekolaboracionistë gjithfarë nuk mungojnë, të shumtë sikur nërrëfim të Graham Greene, ama druaj se kjo çorbë  përzihet prejalergjisë që e kemi dëshmuar me vakt, që gjellët e zhvillimit tëqëndrueshëm dhe përgjegjësisë sociale i kemi pasur tejet tëvështira për t’i bluar prej stomakut tonë shtetformues. Këtu emidis kësaj mijshele duhet të veçojmë ato grimca të vlefshmebio, pra grurin objektiv mes subjektivizmit, për t’i përthithur erekrutuar në sistemin tonë imunitar. Mbase do të duhet tëpranojmë që metafora tashmë e dalë boje me armiq tëbrendshëm e të jashtëm që veprojnë në mënyra epike për ta minuar Shqipërinë, në fakt mund të thjeshtëzohet trishtueshëm, por dy herë më rrezikshëm, në këto krunde që e kanë zanafillën e armiqsores e antikombëtares, tek sapuni bishtnues, që na shitet për djathë.

Tryezave të konsumatorëve, dinamikat ekonomike ua kanëkushtëzuar varietenë e zgjedhjes brenda qërthullit të shprehjes sëvjetër që vaktin, e drekës a të darkës, e barazon me bukën, dukee futur kështu sikur sinonim në semiotikë, ftesën për tëkonsumuar vaktin, me shprehjen “a do hamë bukë”. Është bash kështu buka, e cila gjithnjë e më tëper bie pre e makutërisë sëkapitalizmit të parregulluar e agjendave të oligarkisë sëpaskrupullt, indiferencës, korrupsionit dhe apatisëinsituticionale. Këto, të marra sëbashku, paçka se fatkeqsisht nuk arrijnë ta largojnë konsumatorin nga çmimi i ulët epamundësia, e largojnë qytetarin nga shëndeti, tavolinën nga kualiteti, sofrën nga lezeti, të ardhmen nga qëndrushmëria, dheprindërit nga siguria, që fëmijët e tyre edhe në tabanin ethjeshtësisë ushqimore, iu cënohet siguria e nevojës për rritje, qoftë edhe fizike, por edhe shpirtërore e të vlerave, nën garancinë që iu ofrohet nga shoqëria. Përdhoset kështu edheaksioma më e vjetër, lutja më e epërme që besimtarët ia drejtojnë hyut sikur qytetarët ja delegojnë shtetit, garancinë e pranisë dhe cilësisë së bukës, metaforës së vazhdimësisë. A s’kemi gjithë të drejtën e mundshme të druhemi edhe kur urojmë, për bukën tonë të përditshme, që nuk kërkojmë t’na ejapin, por që të paktën të garantohet, se kur ta blejmë, të mund ta shijojmë në vatrën familjare pa frikën, se do ushqejë brenda nesh vrasi.

Një shprehje latine kumton: “Vox Populi, Vox Dei”, e shi kjo duhet të vlejë si e para fjalë, gurkre demokratik drejt së ardhmes e jo si dallaver i thënë nëpër dhëmbë prej zinxhirit tënëpërkëmbur të kontrollit e interesit të gjithfarë, që më pas përkthehet në damkë të kobshme dëmi social, ashtu siç s’mund të jetë zëri i kësaj padrejtësie e perversioni, zëri i zotit qëkumbon pandryshueshëm fatin e gjykimit të shqiptarëve ndër sëmundje e vdekje.

Kujtesë e hershme e kohës së mbrame të kështjellave na përshkëndit sesi shahu i helmatisjes së burimeve e puseve shpesh e nxirrte të panevojshëm gjakimin mbi bedena. Nuk dihet në do jetë prap e nevojshme, tashmë kur ky sport kalorsiak ngjet i shkuar e harruar, të pyesim: “Is there something in the water”?

Autori vazhdon studimet Mastër për Marrëdheni Ndërkombëtarenë SHBA.