MENU
klinika

Në fokus rasti i Kavajës

Abuzimet ndaj të miturve, studentët e Shkodrës në protestë

11.02.2019 - 18:08

Studentët e Shkodrës kishin zbritur në rrugë në mbështetje të 13-vjeçares nga Kavaja të abuzuar nga bashkëmoshatarët e saj.

Ndërkohë, të rinjtë nuk e dinin se nga ana tjetër, një rast i ngjashëm ishte zbuluar në Malësinë e Madhe.

Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, marshuan përmes pedonales së qytetit deri në sheshin përpara bashkisë të heshtur dhe me pankarta në duar duke u sensibilizuar me rastin e adoleshentes në Kavajë.

Ata kërkuan që të tilla fenomene të denoncohen, shoqëria të mos qëndrojë indiferente dhe të gjithë sëbashku të luftojmë kundër të tilla rasteve skandaloze.

Psikologu dhe njëkohësisht pedagogu Fation Taipi e cilësoi situatën të rëndë, pasi një në katër vajza rezulton sipas studimeve që ka përjetuar dhunë.

“Duke heshtur nuk jemi asgjë tjetër përveçse bashkëpunëtorë të së keqes”, tha ai.

Protesta u mbyll në sheshin përpara Bashkisë me thirrjet që edhe institucionet të reagojnë e të mos heshtin përballë këtyre fenomeneve.