Një tjetër përdhunim ka shkaktuar reagime të forta. Këtë herë bëhet fjalë për përdhunimin e të miturës në qytetin e Drenasit në Kosovë.
Gjykata e Prishtinës, ka marrë vendimin për mësuesin i cili dyshohet se ka abuzuar me minorenen.
Mësuesi me iniciale SH.XH është lënë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa gjinekologu i klinikës ku vajza u detyrua të abortonte është lënë në arrest shtëpie.
Bashkë me mësuesin, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë edhe për policin, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën pasi kjo e fundit kishte shkuar të denonconte mësuesin për ngacmime seksuale.
“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.