MENU
klinika

Shifrat

Aeroporti i Tiranës 12% rritje vitin e kaluar

08.02.2019 - 18:08

Gjatë vitit 2018, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u shërbeu 2,947,172 pasagjerëve duke regjistruar në këtë mënyrë dhe njëherë një performancë të shkëlqyer të kompanisë.
Aeroporti gjithashtu ka shënuar 25,426 lëvizje të trafikut ajror (ATM) dhe ka përpunuar 2,249 tonë mallra.

Në krahasim me vitin e kaluar këto shifra tregojnë një rritje prej 12 përqind në pasagjerë dhe një rritje prej 3 përqind të ATM-ve, ndërkohë që transporti i mallrave nuk ka ndryshuar me vitin 2017.
Linjat që kanë shënuar fluks më të madh pasagjerësh janë: Blue Panorama (21%), Ernest Airline (12%), Albawings (11%), Alitalia (9%) dhe Turkish Airlines (6%). Sot në Aeroport operojnë 15 linja ajrore të cilat e lidhin kryeqytetin me 50 destinacione të ndryshme.

Çdo ditë Aeroporti punon për të ofruar një shërbim gjithnjë e më cilësor, dhe një mjedis të qetë dhe të sigurtë për pasagjerët dhe klientët e tij.
TIA është e përkushtuar në punën e saj për ofrimin e standardeve më të larta kundrejt pasagjerëve, linjave ajrore dhe klientëve.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD