MENU
klinika

Nga New York Times

Afganistan, aty ku fundi i luftës nuk përkthehet në paqe…

20.02.2019 - 16:41

Një tërheqje e nxituar amerikane nga Afganistani do të rrezikojë të drejtat kushtetuese, të drejtat e qytetarëve dhe institucionet demokratike.

Deklarata e presidentit Trump për një tërheqje të afërt të trupave të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe deklarata e ambasadorit Zalmay Khalilzad se amerikanët dhe talebanët kanë rënë dakord për një marrëveshje janë përshkruar nga të dyja palët si një hap përpara drejt përfundimit të luftës në Afganistan.

Por një tërheqje e nxituar amerikane do të rrezikojë të drejtat kushtetuese, liritë e qytetarëve dhe institucionet demokratike në Afganistan. Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë se fundi i luftës, nuk do të thotë paqe në Afganistan.

Bisedimet e Khalilzad me talibanët dhe shenjat e një tërheqjeje amerikane kanë shtuar frikën e afganëve, grave, pakicave etnike dhe shoqërisë civile, për humbjen e sigurisë dhe lirive që demokracia e metë e Afganistanit iu dha atyre.

Foto e marrë nga TRT world

Për gratë si Ghazaal Habibyar, e cila ka shërbyer si zëvendësministre, bisedimet kanë qenë alarmante.

Tërheqja amerikane, duke u siguruar që territori afgan nuk do të përdoret nga grupet militante kundër interesave të Amerikës, pasqyron dëshpërimin amerikan.

Këto bisedime do të bëjnë që talebanët jo vetëm t’i kundërvihen vlerave të demokracisë, por edhe të dëmtojnë luftën e amerikanëve dhe të tyre partnerëve ndërkombëtarë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të grave.

Kjo frikë është përforcuar nga deklarata e talebanëve në bisedimet e Moskës, ku kërkuan që Kushtetuta e vendit të rishikohet. Sipas grave afgane që morën pjesë në bisedimet në Moskë, talebanët u thanë se një grua mund të ketë një post politik, por nuk mund të bëhet presidente.

Për Shaharzad Akbar, një aktivist politik në Kabul, për shembull, bisedimet do të ishin të suksesshme nëse do të çonin në negociata të drejtpërdrejta mes palëve të talebanëve dhe afganëve, pra qeverisë, partive politike, shoqërisë civile, grave, të rinjve dhe përfaqësuesve të viktimave të konfliktit.

Në dritën e këtyre kërkesave, çdo tërheqje e trupave të huaja duhet të jetë graduale, e lidhur me kapacitetin e forcave afgane të sigurisë për të zbutur rreziqet.

Strategjia e daljes duhet gjithashtu të marrë parasysh zhvillimin e Afganistanit në infrastrukturë, bujqësi, industri dhe sektor privat, për të ndihmuar gjenerimin e më shumë të, vazhdimin e ofrimit të shërbimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

Foto e marrë nga BBC

Për të arritur një paqe të qëndrueshme, tërheqja e forcave, procesi i negociatave dhe zbatimi i çdo marrëveshjeje potenciale duhet të monitorohet nga një vëzhgues neutral i palës së tretë si Kombet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian.

BE, duke patur parasysh përvojat në proceset e paqes në Kolumbi dhe Aceh dhe si “një donator i madh” në Afganistan, ka ofruar “mbështetjen e tij për të qenë garantues i procesit të paqes dhe për të mbështetur zbatimin e tij në praktikë.

Paqja është kërkesa e çdo afgani, por dëshpërimi për t’i dhënë fund gjakderdhjes nuk do të pranohej nëse sakrifikohet demokracia e tyre e sapolindur, të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, mediat e lira ose shoqëria civile.

Mariam Safi është drejtoreshë e Organizatës për Hulumtime të Politikave dhe Studimeve të Zhvillimit në Kabul, Afganistan. Muqaddesa Yourish është komisionere për Reformën e Pavarur Administrative të Afganistanit dhe Komisionin e Shërbimit Civil.