MENU
klinika

Ngjarja e shëmtuar

Afrikanët e Besëlidhjes sulmohen në Lezhë

13.02.2019 - 20:40

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar sonte në mbrëmje në qytetin e Lezhës, ku disa të rinj janë konfliktuar me futbollistë të Besëlidhjes.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit. Siç duket nga videoja e siguruar nga ‘Balkanëeb’, objekt i dhunës janë futbollistët afrikanë, të cilët prej disa kohësh janë pjesë e këtij ekipi.

Të rinjtë mbajnë në duar disa shkopinj, me të cilat tentojnë të godasin futbollistët.

Duke mos ditur të flasin shqip, këta te fundit dëgjohen teksa thërrasin “Gjoka, Gjoka”, emri i presidentit të klubit ‘Besëlidhja’.

Nuk dihet arsyeja pse ata janë sulmuar, por për këtë është lajmëruar edhe policia lokale dhe po zbardhen rrethanat e agresionit ndaj të futbollistëve.