MENU
klinika

Aktori shqiptar

Agimi, dielli shqiptar që po ‘lind’ në Hollywood

16.02.2019 - 10:28

Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare. Aktori amerikan, e tregon që në emrin e tij origjinën shqiptare. Ai quhet Abim Kaba.

I njohur si ‘Lindja e Diellit’ për fansat e tij, ai është një nga aktorët më të famshëm në Amerikë, pavarësisht moshës së tij të re.

Në fakt Agim Kaba ka lindur më 16 shkurt të vitit 1980. Ai ka jetuar në Tampa, në Florida.

Dy pasionet e tij kanë qënë dhe janë: futbolli dhe aktrimi. Pasi mbaroi shkollën e mesme, Kaba shkoi në Queens të New York që të luante futboll në St. John’s University, ku edhe mori diplomën për Artet e Bukura.

Edhe pse ëndrrat e tij që të bëhej një futbollist profesionist, nuk u realizuan, tiparet e tij shqiptare tërhoqën vëmendjen e një agjensie modelingu. Ai modeloi për një kohë të shkurtër dhe e përdori këtë eksperience për të lëvizur në fushën e interpretimit dhe të aktrimit. Ai debutoi për herë të parë në telenovelen “As the World Turns” në 5 Prill të 2002.

Sot, Agimi është një nga meshkujt më të nxehtë dhe më premtues në industrinë e Hollywoodit

Në shtypin amerikan emri i tij përkthehet, “Lindje e Diellit”. Mesa duket fati i ka ndritur djaloshit shqiptar.

Agimit duket se i ka ecur më mirë pasi me rolin e tij në këtë serial të famshëm u kandidua për çmimim “Emi” si aktori më i mirë në një serial. Për t’u theksuar është fakti se ato që ranë në sy të producentëve në Hollywood ishin tiparet ekzotike shqiptare që panë tek ai.

Forumet amerikane janë mbushur me shkrime për këtë aktor dhe model që i bën njerëzit të jenë kuriozë për origjinën e këtij emri të çuditshëm.