MENU
klinika

Jeep përplaset me Fiat

Aksident i frikshëm për yllin e Juventusit

04.02.2019 - 15:27

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa dy makina janë përplasur e dëmtuar rëndë, por fatmirësisht nuk është raportuar për dëmtime në njerëz.

Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa, është përfshirë në këtë aksident automobilistik në autostradën mes Livornos dhe Santhias. Në momentet e para është menduar për viktima, por fatmirësisht jo.

Braziliani nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa shoferi i mjetit tjetër, 47 vjeç, është dërguar në spital me disa dëmtime shumë të mëdha.

Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende, por nga fotot duket se Costa ka goditur nga pas makinën tip “Fiat”, e cila ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e pasme dhe të përparme.

Ndërkohë që në makinën e Costas, tip “Jeep Cherokee” ka pësuar dëmtime në pjesën e parme, por jo aq të rënda sa makina tjetër. Policia po punon për shkaqet e aksidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Braziliani bëri gjest të shëmtuar

Costa e pëson për pështymën, del vendimi